Politike

Selia e PD e mbyllur, Berisha: Jemi zemërgjerë, i falim Bashës 20 karrige e 20 brava

6 Janar 2022, 14:11 Nga DOSJA
Selia e PD e mbyllur, Berisha: Jemi zemërgjerë, i falim Bashës 20

FIER– Ish-kryeministri Sali Berisha tha se grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike është aq zemërgjerë saqë mund ti falë kryetarit Lulzim Basha karrige dhe brava. Duke folur për kyçjen e selisë së partisë blu, nga Fieri Berisha tha se problemi nuk qëndron të karriget dhe te zyra. Sipas Berishës, problemi është te parimi themelor i çdo demokracie në të cilën shumica qeveris dhe pakica respektohet.


‘Për secilin prej jush për çdo shqiptar, t’u sqaroj se këtu nuk është problemi për një karrige apo për një zyrë. Se ne jemi aq zemërgjerë sa do ti falim Lulzim Bravës 20 karrige dhe 20 brava. Problemi është tek parimi themelor i çdo demokracie në të cilën shumica qeveris dhe pakica respektohet. Shkelmimi i këtij parimi është tipari i regjimeve diktatoriale. Shkelmimi i këtij parimi është tipar i diktaturave komuniste”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VD/ 31 vjetori i themelimit të PD, Berisha në Fier: Basha ‘farë e keqe’

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne fier lulzim basha sali berisha berisha ne fier lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll