Bota

Ministrat e NATO-s mblidhen në takim nesër, do të diskutohet çështja Rusi-Ukrainë

6 Janar 2022, 14:07 Nga DOSJA
Ministrat e NATO-s mblidhen në takim nesër, do të diskutohet

SHBA- Ministrat e Jashtëm të NATO -s do të mbajnë një takim virtual të jashtëzakonshëm nesër, të premten më 7 janar. Ata do të diskutojnë ngritjen ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës dhe çështje më të gjera të sigurisë evropiane. Njoftimin e ka dhënë vetë NATO me anë të një postimi në Twitter.

#NATO Foreign Ministers will hold an extraordinary virtual meeting tomorrow, on Friday 7 Jan. They will discuss Russia’s military build-up in and around Ukraine and broader European security issues.#WeAreNATO https://t.co/FP2Djl7s4M

— US Mission to NATO (@USNATO) January 6, 2022

Moska kërkon garanci që NATO do të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe se do t’i japë fund bashkëpunimit ushtarak me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, të cilat kanë mosmarrëveshje territoriale me Rusinë. Moska gjithashtu ka hedhur poshtë pohimet e Uashingtonit se po planifikon një sulm ndaj Ukrainës dhe akuzon Kievin për rritjen e pranisë ushtarake në lindje të territorit të saj.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine nato konflikti rusi-ukraine nato

Sondazh

Poll