Aktualitet

SHBA, shtab operacional në Shqipëri, Rama: Shprehje besimi. Kim: Kyç për rajonin

6 Janar 2022, 15:33 Nga DOSJA
SHBA, shtab operacional në Shqipëri, Rama: Shprehje besimi. Kim:

TIRANË– Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) ka vendosur të ngrejë një shtab pararojë në Shqipëri. Në një deklaratë përmes faqes zyrtare të komandës së SHBA-ve për Operacionet Speciale në Europë nënvizohet se vendosja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri me aleatët tanë shqiptarë si dhe qasje të rëndësishme në qendrat e Ballkanit e fleksibilitet logjistik.

Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë është shprehur se Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal ashtu dhe global. Vendosja e shtabit të forcave operacionale të SHBA-ve në Shqipëri u redukton SOCEUR në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon.

Ky vendim është përshëndetur nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim e kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se është hera e parë që merret ky vendim dhe se është një zhvillim mjaft i rëndësishëm në marrëdhëniet e mbrojtjes e për sigurinë rajonale.

Vetë Rama në një video-deklaratë falenderoi Kim për lehtësimin e ndërveprimit që ka bërë të mundur ndërmarrjen e këtij hapi. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se Shqipëria ka kohë që po punon për diçka të tillë dhe se ky vendim është shprehje e një besueshmërie shumë të lartë dhe bashkëpunimi shumë të afërt me aleatët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shtabi i operacionaleve, Rama: Për ata që qahen për armë e kobure, faleminderit Kim

Ngritja e shtabit pararojë në Shqipëri, Kim: Hera e parë!

Qendër në Shqipëri, forcat speciale amerikane vendosen në Shqipëri

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama shtabi i forcave operacionale ne shqiperi yuri kim edi rama shtabi i forcave operacionale ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll