Aktualitet

U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Dodik ‘i pashqetësuar’ këndon për Amerikën (VIDEO)

6 Janar 2022, 10:33 Nga DOSJA
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Dodik ‘i

BOSNJË- HERCEGOVINË- Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik së bashku me kolegë e miqë të tij të partisë ka “festuar” sanksionet që iu vendosën mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një video të publikuar në Twitter lideri i serbëve të Bosnjës shihet teksa këndon me bashkëpunëtorët e tij të afërt vetëm pak orë pasi SHBA-ja e shpalli ‘non grata”.

?? Али метар НАШЕГ села, Америка цела❗@KovacevicRaso @BursacNovakovic @DenisSulic pic.twitter.com/TjJnH0bwJz

— СНСД (@SNSDDodik) January 5, 2022

Lideri i serbëve të Bosnjes u shpall “non grata” nga SHBA mbrëmjen e kaluar për akuzat e aferave korruptive dhe përpjekje për destabilizimin e Bosnje-Hercegovinës me deklaratat e tij. Gjithashtu departamenti i Thesarit në SHBA bllokoi televizionin e Millorad Dodik “Alternative Televizija” dhe pasuritë e tij duke e konsideruar të korruptuar. Ai akuzohet nga SHBA se ka cënuar Marrëveshjen e Dejtonit, e cila në 1995 hapi rrugën për krijimin e shtetit të sotëm boshnjak. 

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni millorad dodik sanksione millorad dodik sanksione

Sondazh

Poll