Aktualitet

Atentati në Vlorë! Gjendet makina e autorëve, sekuestrohen 6 kamera sigurie

6 Janar 2022, 08:18 Nga DOSJA
Atentati në Vlorë! Gjendet makina e autorëve, sekuestrohen 6

VLORË– Tetë persona janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës, për të dëshmuar në lidhje me atentatin që ndodhi ditën e djeshme ndaj Diego Hanajt. Personat e shoqëruar ishin dëshmitarë në ngjarje pasi ndodheshin në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, në momentin e plagosjes së të riut.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e pamjeve nga 6 kamera sigurie që ndodhen në lagjen ‘Pavarësia’. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Në drejtim të 36-vjeçarit është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi, por vetëm një plumb e ka prekur të riun në dorë. 36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap. Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar. Ditën e sotme është gjetur mjeti i autorëve. Në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Diego Hanaj nuk rezulton person me precendet të mëparshëm penal, por priten që më shumë detaje të zbulohen nga dëshmia e tij për “blutë” e Vlorës.

Plagosja ndodhi ditën e djeshme në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, në orën 19:15. Diego Hanaj është qëlluar me armë zjarri nga një automjet teksa po hynte në pallatin ku jetonte pranë një supermarketi. Para se të qëllohej, i riu ka vrapuar pasi ka pikasur autorët që e prisnin. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO/ Shenja plumbi dhe njolla gjaku në rrugë! Ç’ka mbetur pas atentatit në Vlorë

Atentati ndaj Diego Hanajt, gjendet në fshatin Trevllazën makina e djegur e autorëve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diego hanaj plagosje ne vlore diego hanaj plagosje ne vlore

Sondazh

Poll