Aktualitet

Shtabi i operacionaleve, Rama: Për ata që qahen për armë e kobure, faleminderit Kim

6 Janar 2022, 15:19 Nga DOSJA
Shtabi i operacionaleve, Rama: Për ata që qahen për armë e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një shprehje besimi vendimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) që ka vendosur të ngrejë një shtab pararojë në Shqipëri. Në një video-deklaratë në Facebook, Rama u shpreh se tashmë morën përgjigje edhe të gjithë pyetjet e atyre që donin të dinin nëse Shqipëria ishte e pajisur me armatime dhe e sigurtë. Sipas kryeministrit vendi ynë kishte kohë që po punonte në mënyrë që të kishte një shtab pararojë e tashmë është realitet. Rama falenderoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila sipas tij ka qenë personi kyç që ka ndërvepruar. 

“Është bërë me dije vendosja e forcave operacionale të Kombeve të Bashkuara dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab. Vendosja e një shtabi në Shqipëri do të sigurojë një ndërveorim më të madh me aleatët. Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe vendosja e këtij shtabi është krej te natyrshme. Kjo vendndodhje rrit fleksibilitetin, nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e qeverisë shqiptare, por kjo nuk është pjesa më e rëndësishme. Dua të falenderoj publikisht diçka që s’e kam me fort qef kur e bëj, por kur duhet bërë duhet bërë….ambasadorët bëjnë punën e tyre, por Kim duhet falenderuar për lehtësimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë këtij ndërveprimi. Faleminderit. Dhe pë rata që qahen, ku i kemi armët, ku i kemi koburet, ja ku janë,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR:SHBA, shtap operacional në Shqipëri, Rama: Shprehje besimi. Kim: Kyç për rajonin

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama shtabi i forcave operacionale ne shqiperi edi rama shtabi i forcave operacionale ne shqiperi

Sondazh

Poll