Aktualitet

3 ditë i larguar nga shtëpia, gjendet i vdekur 55-vjeçari në Vlorë

6 Janar 2022, 14:15 Nga DOSJA
3 ditë i larguar nga shtëpia, gjendet i vdekur 55-vjeçari

VLORË – Një 55-vjeçar i larguar nga shtëpia e tij prej 3 ditësh në Selenicë është gjetur i vdekur sot. I ndjeri u gjet i vetëvarur dhe policia dyshon se ai vuante nga depresioni.

Bashkëshortja e tij kishte denoncuar në polici largimin nga banesa ditën e djeshme. Pas kontrolleve të forcave të rendit, N.A. u gjet fatkeqësisht sot i vetëvrarë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.01.2022,  në fshatin “Brataj”, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A.,55 vjeç, banues në lagjen ” 24 Maji”, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022.

Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor, nën drejtimin  e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

SHIKO DHE KËTË:

52-vjeçarja denoncon burrin e humbur në Vlorë: Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet selenice vetevrasje vlore selenice vetevrasje vlore

Sondazh

Poll