Aktualitet

Manja: Lirojmë masat kufizuese në ato burgje ku vaksinimi kryhet 100%

6 Janar 2022, 14:51 Nga DOSJA
Manja: Lirojmë masat kufizuese në ato burgje ku vaksinimi kryhet 100%

TIRANË– Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri thirrje për rritje të vaksinimit në qendrat e vuajtjeve të dënimeve. I ndodhur në burgun “Mine Peza” (ish-302) për të ndjekur procesin e vaksinimit, Manja tha se edhe të dënuarit meritojnë të marrin shërbimet shëndetësore njësoj si qytetarët e tjerë.

“Duhet të gjejmë politika stimuluese për vaksinimin. Vaksina deri më tani ka treguar që është mbrojtësi i shëndetit edhe në këtë periudhë që po rriten rastet. Prandaj edhe në ambientet e burgimit apo paraburgimit, duhet të ecim me ritme të shpejta vaksinimi, sepse në fund të fundit të paraburgosurit dhe të dënuarit, kanë probleme me drejtësinë, janë në konflikt me ligjin, por meritojnë shërbimet shëndetësore njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë”, deklaroi ministri Manja për mediat.

Gjiuthashtu, ministri shtoi se do të krijohen për të burgosurit dhe të paraburgosurit lirime të masave kufizuese për takime në momentin që vaksinimi në IEVP ku vuajnë dënimin do të realizohet 100%.

Deri tani janë vaksinuar 3600 të burgosur, ndërsa 600 punonjës të Institucioneve të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale ose nuk janë vaksinuar fare ose kanë marrë vetëm një dozë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ulsi manja vaksinimi ne burgje ulsi manja vaksinimi ne burgje

Sondazh

Poll