Aktualitet

Zgjerohen hetimet! Shënjestra mund të kenë qenë vëllezërit Çela, flet daja tjetër

6 Janar 2022, 14:34 Nga DOSJA
Zgjerohen hetimet! Shënjestra mund të kenë qenë

TIRANË– Shënjestra e atentatit të ndodhur pasditen e 4 janarit në zonën e “Don Boskos” mund të kenë qenë edhe vëllezërit Çela. Dy ditë pas masakrës që tronditi Tiranës, raportohet se hetimet janë zgjeruar pasi rezulton se si Erion (Adriatik) Çela, 35-vjeçari që mbeti viktimë ashtu edhe i vëllai Blerim Çela janë hetuar për trafik droge në shtetin italian.

Nuk dihet nëse ndaj tyre është ngritur ndonjë akuzë zyrtare, por kjo pistë ka bërë që hetuesit të fokusohen edhe në të shkuarën e dy vëllezërve. Nga ana tjetër, Urim Crroj i njohur edhe si Andi Duka, daja i dy vëllezërve Çela është shprehur se rreth orës 16:00 është marrë në telefon nga bashkëshortja e Erion Çelës e cila i ka treguar për ngjarjen. Ai sqaron se me vëllain e tij Edmond Crroj që mbeti i plagosur në atentat ka folur në telefon rreth ores 14:30, i cili i ka thënë se ishte në lokal por nuk i ka treguar se ku.

LAJM KRYESOR:Vrasja e Çelës, sekuestrohen 100 kamera sigurie, kontrolle në varrezat e makinave

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion çela sulm me arme ne don bosko erion çela sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll