Aktualitet

Reagimet / Ndahet nga jeta presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze

6 Janar 2022, 06:54 Nga DOSJA
Reagimet / Ndahet nga jeta presidenti i klubit të futbollit të

ELBASAN– Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze ka ndërruar jetë. Laze ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Presidenti i klubit të futbollit kishte dhjetë ditë i shtruar në spital si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte shfaqur së fundmi, ndërsa ka ndërruar jetë pak para mesnatës si pasojë e një goditje në zemër.

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Presidentit të Klubit të Elbasanit, Arben Laze, ka reaguar edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili teksa shpreh dhimbjen për vdekjen e mikut të tij, shkruan në postimin e tij në Facebook se Arben Laze ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat dhe se energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit.

Presidenti Meta ka reaguar gjithashtu pas lajmit për ndarjen nga jeta të Presidentit të klubit të Futbollit Elbasani, Arben Laze. Në mesazhin e tij në Facebook, Meta shkruan se vdekja e Lazes është një humbje e madhe për familjen dhe për komunitetin sportiv në vendin tonë.

Arben Laze ishte President i “KF Elbasanit” prej rreth dy dekadash dhe gjatë viteve të para të presidencës së tij Verdh e Blutë ishin një nga ekipet elitare të futbollit shqiptar. Gjatë sezonit 2004-2005 Elbasani u shpall nënkampion dhe në sezonin 2005-2006 Kampion i Shqipërisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vdekja e Arben Lazes, reagon Meta: Humbje e madhe për komunitetin sportiv

Sot në “Elbasan Arena”, homazhet për Arben Lazen

Ndarja nga jeta e Arben Lazes, reagon Duka: Mik i mirë, energjia e tij do na mungojë

(A.B)./Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport arben laze vdes arben laze arben laze vdes arben laze

Sondazh

Poll