Aktualitet

Përplasi me ‘X5’ nxënësin 15-vjeçar dhe u largua, arrestohet shoferi në Berat

6 Janar 2022, 13:39 Nga DOSJA
Përplasi me ‘X5’ nxënësin 15-vjeçar dhe u

BERAT – Policia e Beratit ka vënë në pranga shoferin që aksidentoi një nxënës të vitit të parë në gjimnaz. Pas aksidentit, shoferi u largua me mjetin e tij nga ngjarja, por falë punës së shpejtë të policisë, ai u vu në pranga.

Njoftimi i policisë:

“Sot rreth orës 11:45  në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip “BMW”, ka goditur një këmbësor rreth 15 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes. I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat makina perplas 15-vjecarin aksident ne berat makina perplas 15-vjecarin

Sondazh

Poll