Aktualitet

Dhunë në familje, kokainë, falsifikim dokumentesh! 6 të arrestuar në Durrës

6 Janar 2022, 12:52 Nga DOSJA
Dhunë në familje, kokainë, falsifikim dokumentesh! 6 të

DURRËS– Gjashtë persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 39-vjeçar, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Po ashtu në pranga përfunduan dhe dy persona të tjerë pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe një tjetër ndaj bashkëshortes. Po ashtu është ndaluar dhe një 30-vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokument të dyshuar të falsifikuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në mjetin që drejtonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:Sh., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi J. H., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokument të dyshuar të falsifikuar.Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Sh. V., 75 vjeçT., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të pezulluar.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll