Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e Hajdarit, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë

6 Janar 2022, 12:27 Nga DOSJA
I akuzuar për vrasjen e Hajdarit, Prokuroria kërkon 25 vite burg

TIRANË-Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë. Haxhia është akuzuar si personi i dyshuar për vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998.

Avokati i Haxhisë ka kërkuar riçelje të shqyrtimit gjyqësor, por kërkesa është rrëzuar nga gjykata, dhe kjo ka bërë që Haxhiaj të braktisë seancën në shenjë proteste.

Ish-deputeti Azem Hajdari u qëllua jashtë godinës së Partisë Demokratike më 12 shtator 1998.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj 2020 ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Ai pretendon se nuk ka pasur lidhje me atentatin e ndodhur jashtë selisë së PD-së, edhe pse u dënua si bashkëpunëtor. Haxhia kishte fituar azil politik në shtetin turk por u ekstradua në Shqipëri për të hapur edhe njëherë procesin gjyqësor për të ashtuquajturën “vrasja e shekullit”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet azem hajdari izet haxhia azem hajdari izet haxhia

Sondazh

Poll