Aktualitet

Skandali me pagat dhe targat, Prokuroria identifikon dy persona: Ka të tjerë!

6 Janar 2022, 09:45 Nga DOSJA
Skandali me pagat dhe targat, Prokuroria identifikon dy persona: Ka të

TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka arritur të identifikojë dy persona, pjesë e stafit të administratës publike, të cilët dyshohet se kanë nxjerrë listat në Exel me targat e makinave dhe pagat e qytetarëve shqiptarë, përfshirë këtu edhe disa zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Sipas Prokurorisë së kryeqytetit, hetimet janë ende në vijim për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skandal, ndërsa nuk bën me dije identitetin e dy personave të identifikuar.

Pritet që në ditët e ardhshme të dilet me rezultate konkrete, ku mund të ketë edhe të ndaluar dhe të vënë nën akuzë për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.

Ndaj këtyre personave, Prokuroria ka siguruar disa prova të mjafturshme që i implikon ata në skandalin e nxjerrjes së të dhënave të mbi 690 mijë qytetarëve shqiptarë.

Sipas organit të akuzës, përveç vëzhgimeve dhe përgjimeve në terren që agjentët kanë kryer pas nisjes së hetimeve, ku janë siguruar disa prova pasi të dyshuarit kanë komunikuar mes tyre, provat kryesore janë edhe kqyrjet që janë bërë sistemit si dhe kompjuterave ku ata kanë ushtruar edhe detyrën.

Tre dokumente me të dhënat personale dhe konfidenciale të rreth 690 mijë qytetarëve shqiptarë, mes të cilave dy me pagat dhe një tjetër me targat e makinave, po qarkullon në rrjetet sociale prej disa ditësh. Numri i ID të kartës së identiteti, paga dhe posti i punës dhe detaje të tjera lidhur me vendbanimin mund të kontrollohen kurdo dhe nga çdokush. Menjëherë pas publikimit të lajmit në media, Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim, ndërsa deri më tani ka identifikuar disa persona si përgjegjës për këtë skandal, ndërkohë që, ka përjashtuar mundësinë e ndonjë sulmi kibernetik.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria e tiranes skandali me pagat e qytetareve prokuroria e tiranes skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll