Politike

‘Perlat’ për KiE/ Taulant Dedja: Këshilli i Europës, shkollë e vërtetë e demokracisë

26 Qershor 2019, 19:03 Nga DOSJA
‘Perlat’ për KiE/ Taulant Dedja: Këshilli i Europës,

TIRANË- Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Elbasanit Taulant Dedja ka reaguar pas deklaratave të  zv.ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili tha se:”Këshilli i Europës një organizatë në të cilën sapo është rikthyer Rusia”.

Në një postim në Facebook, Dedja shprehet se kjo është një deklaratë provokative, e dalë nga një zyrtaruc i qeverisë, siç e quan ai ndryshe zv.ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi, që përpiqet të denigroje një institucion që është një shkollë e vërtetë demokracie mbi të gjitha.

Postimi i plotë i Taulant Dedjes:

KESHILLI I EUROPES, SHKOLLE E VERTETE DEMOKRACIE

Nga disa media mesova qe nje zyrtaruc i Qeverise se Rilindjes se vdekur eshte perjekur te krijoje insinuata (pas vendimit te Keshillit te Europes per te mos monitoruar votimet) ne lidhje me institucionin prestigjioz paneuropian, pjese te cilit eshte dhe Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut bashke me Asamblene Parlamentare dhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.

Une kam qene 8 vjet anetar i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes dhe 4 vjet perfaqesues i Shqiperise ne Komitetin per Demokracine Lokale. Gjithashtu drejtues i grupit te eksperteve per Reformen e Decentralizimit realizuar nen kujdesin dhe me financimin e Keshillit te Europes. Kesisoj nuk mund te rrija pa reaguar ndaj nje nje deklarate provokative qe perpiqet te denigroje nje institucion qe eshte nje shkolle vertet demokracie mbi te gjitha. Po si ne cdo shkolle, edhe tek kjo shkolle ka nxenes mbetes… se klasa nuk kalohet vetem se ke studiuar per anglisht dhe asgje tjeter…

Zyrtaruci ne fjale e tregoi qe nuk eshte vecse nje servil i shefit te tij qe dikur e quante “Berisha socialist”. Kete e kam te degjuar me veshet e mi. Eshte e pafalshme per ish-kryetarin e Delegacionit te Kuvendit te Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes te stigmatizoje nje institucion ku jemi pjese prej vitesh, nje institucion qe ka bere aq shume per Shqiperine dhe vecanerisht per demokracine lokale ne Shqiperi. Por kur sje i zoti te besh pune tjeter, pervecse zyrtaruc partie e shet dhe nderin, dhe moralin dhe dinjitetin. E kujtoj shume mire nga koha kur isha dhe vete ne delegacionin e Kuvendit ne Keshillin e Europes, qe ish-kryetari me shume se ne seanca e kalonte kohen ne shopping. Me ate deklarate qe ka bere tregoi qe ka hyre shul e ka dale lloz nga Keshilli i Europes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kie anulon delegacionin per vezhgim petro koçi taulant dedja zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 kie anulon delegacionin per vezhgim petro koçi taulant dedja zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll