Politike

“I ka bërë si taksi”, Gjunkshi akuza të forta ndaj Xhaçkës: Ka ndërruar targat e mjeteve të Mbrojtjes, i përdor për

26 Qershor 2019, 18:32 Nga DOSJA
“I ka bërë si taksi”, Gjunkshi akuza të forta ndaj

TIRANË– Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi mbajti një deklaratë për emdiat ku ndër të tjera hodhi akuza të forta ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. 

Gjunkshi u shpreh se Xhaçka përdor makinat e ministrisë për qëllime elektorale.

Ai theksoi se ministrja u ka ndërruar targat automjeteve dhe udhëton me to nga Tirana në Dibër si të ishin taksi.

Është e paprecedentë që Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (e një vendi anëtare të NATO-s), Olta Xhaçka , shfrytëzon makinerinë shtetërore, në funksion te organizatave socialiste.
Mjetet të cilat janë në përdorim të MM, u janë tjetërsuar targat me qëllim për t’iu shmangur opinionit publik.

Ajo lëviz me Helikopter te tipit EC-145, me të cilin po e përdor si taksi private, vajtje ardhje Tiranë-Dibër.

Toyota Land Cruiser me targ AA 927 YB, targë e cila i korrespondon një mjeti tjetër.

Volkswagen Phaeton në përdorim të shtabit të përgjithshëm i është vëndosur targa TR 7821 R, kjo targë aktualisht i korrespondon një mjeti tip FIAT.

Mjeti Towareg me targë TR 5457 T, i korrespondon një mjeti tjetër në Forcat e Armatosura.

Mjeti Land Rover me targë AA 950 FX i korespondon një mjeti tip audi.

Gjatë fushatës së saj elektorale Ministrja e Mbrojtjes është shoqëruar nga një numër i madh efektivësh të forcave speciale, dhe nga stafi saj i ngushtë që punojnë në MM.

Sot Ministrja e Mbrojtjes ka organizuar takim me të gjithë ata të cilët janë autorët e inkriminuar në dosjen 184, jo vetëm që nuk kemi një distancim por ka një bashkëpunim të forte te shtetit me strukturat e faktuara te organizates kriminale,”- tha Gjunkshi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjunkshi per xhacken olta xhacka xhemal gjunkshi gjunkshi per xhacken olta xhacka xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2019, 16:44

Si u zhyt Shqipëria në krizë?

Shqipëria ndodhet e zhytur në një krizë politike dhe institucionale. Partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë djegur mand...