Politike

30 qershori, ish-deputeti Gjunkshi bën deklaratën e fortë: Në Dibër po shpërndahen armë, po kërcënohen njerëz me jetë

26 Qershor 2019, 17:49 Nga DOSJA
30 qershori, ish-deputeti Gjunkshi bën deklaratën e fortë:

DIBËR– Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur rreth procesit zgjedhor që pritet të zhvillohet më datë 30 qershor. 

Gjunkshi ka akuzuar punonjës të policisë se po shpërndajnë armë zjarri në rrethin e Dibrs. 

Ai është shprehur më tej se në këtë qytet ka nisur mbledhja e kartave të identiteti dhe se shumë qytetarë janë kërcënuar me mosdhënies e ndihmës ekonomike apo të pensioneve nëse nuk shkojnë për të votuar. 

Sipas ish-deputetit shumë njerëz janë kërcënuar me jetë.

Drejtuesit e policisë së shtetit në shkelje të hapur të ligjit, në këmbim të votave po u bëjnë presion qytetarëve mbi dokumentacionin e qarkullimit të mjeteve, ndërtimet pa leje etj.

Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë. Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral.

Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza.
Në këto kushte Partia Demokratike në emër të qytetarëve për te siguruar qetësinë dhe rendin publik në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën, kërkon që të merren masa urgjente për parandalimin në kohë të çdo ngjarje me pasoja të padëshirueshme.

Nga drejtuesit e pushtetit vendor në Dibër si: OSHE, DAR, institucionet e Shëndetësisë, Posta, Tatimet etj, po ushtrojnë të njëjtin presion mbi qytetarët, në këmbim të votës dhe pjesëmarrjes masive në votime, mbledhjen, dhe blerjen e kartave te identitetit.

Punonjësi i OSHE-se me inicialet E.K, se bashku me punonjësin e postës me inicalet A.S në këmbim të votave kanë kërcënuar me jete qytetarët, duke u hequr ose duke mos ua dhënë ndihmën ekonomike dhe duke mos u shpërndarë pensionet,”– u shpreh Gjunkshi ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjunkshi per dosjen 184 olta xhacka pergjimet dosja 184 xhemal gjunkshi gjunkshi per dosjen 184 olta xhacka pergjimet dosja 184 xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2019, 16:44

Si u zhyt Shqipëria në krizë?

Shqipëria ndodhet e zhytur në një krizë politike dhe institucionale. Partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë djegur mand...