Politike

Rama miting për zgjedhjet në Elbasan, mbështetësit e PD-së shtyjnë kordonin e policisë

26 Qershor 2019, 18:34 Nga DOSJA
Rama miting për zgjedhjet në Elbasan, mbështetësit e

ELBASAN- Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillonte mitingun e tij elektoral në Elbasan, mbështetësit e PD-së kanë nisur shtyrjet me policinë.

Teksa Rama fliste për liderët e opozitës, protestuesit me pankarta “Rama ik” kanë nisur të shtyjnë kordonin e policisë.

“Se po dëgjoj jehonën e çingijeve të Luçianos, ose më saktë Luçiano Çingijeve, dua ti them: A ju kujtohen ata që bëhen çeta-çeta dhe dilnin në cepat e rrugëve për të penguar dallgën e madhe që krijoi revolucioni i studentëve dhe krijoi Partinë Demokratike dhe që sot është katandisur si fytyra e Aurel Pavarotit.”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim në Gramsh dhe në Elbasan. Rama shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme duke bërë thirrje për pjesëmarrje në votime më 30 qershor dhe jo përplasje në KZAZ.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne elbasan elbasan protesta ne elbasan edi rama ne elbasan elbasan protesta ne elbasan

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2019, 16:44

Si u zhyt Shqipëria në krizë?

Shqipëria ndodhet e zhytur në një krizë politike dhe institucionale. Partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë djegur mand...