Bota

FOTOT/ Hapet tuneli më i gjatë nënujorë në Kinë

6 Janar 2022, 11:24 Nga DOSJA
FOTOT/ Hapet tuneli më i gjatë nënujorë në Kinë

KINË- Pas katërvitesh ndërimt së fundmi është hapur tuneli më i gjatë i autostradës nënujore në Kinë. CNN raporton se tuneli është 10.79 kilometra i gjatë dhe shtrihet nën liqenin Taihu në provincën Jiangsu të Kinës lindore, rreth 50 kilometra në lindje të Shangait.

Për ta ndërtuar tunelin me dy drejtime janë përdorur mbi 2 milionë metra kub beton. Ai ka gjashtë korsi dhe është 17.45 metra i gjerë. Tavani i tunelit është pajisur me drita LED shumëngjyrëshe, të dizajnuara për të parandaluar lodhjen e shoferit.

Tuneli është pjesë e autostradës Changzhou-Wuxi, e cila u hap më 30 dhjetor 2021 dhe ofron një rrugë alternative për udhëtarët që udhëtojnë midis Shangait dhe Nanjing, kryeqyteti i Jiangsu.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kine tuneli nenujor kine tuneli nenujor

Sondazh

Poll