Bota

Vazhdon operacioni i policisë në Kosovë, prokuroria jep DETAJE: Arrestohen 7 zyrtarë

6 Janar 2022, 10:20 Nga DOSJA
Vazhdon operacioni i policisë në Kosovë, prokuroria jep DETAJE:

KOSOVË- Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë një deklaratë lidhur me zhvillimin e operacionit të sotëm policor, ku janë arrestuar shtatë persona nga të cilët dy zyrtarë të Ministrisë të Mjedisit dhe pesë qytetarë, duke çuar numrin e të arrestuarëve deri tani në 17. Prokurorija në Ferizaj ka treguar se deri tani janë bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Njoftimi i Prokurorisë:

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim.

Ky operacion po zhvillohet në vazhdim të aksionit në 1 dhjetor të vitit të kaluar, ku u arrestuan dhjetë zyrtarë. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç. Ai dyshohet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aksion i policise bratisllav nikoliç kosove aksion i policise bratisllav nikoliç kosove

Sondazh

Poll