Bota

Gjatë 2021 shtohet numri i rrufeve rreth Polit të Veriut, shenjë e krizës klimatike

6 Janar 2022, 08:36 Nga DOSJA
Gjatë 2021 shtohet numri i rrufeve rreth Polit të Veriut, shenjë

ARKTIKU VERIOR- Ndërsa moti ekstrem shkaktoi ngjarje të rënda anembanë globit në vitin 2021, një ndryshim mahnitës po ndodhte në Arktikun e largët verior. CNN raporton se numri i rrufeve u rrit në rajonin përreth Polit të Veriut, gjë që shkencëtarët mendojnë se është një shenjë e qartë se si kriza klimatike po ndryshon motin global.

Rrufeja e Arktikut është e rrallë aq më tepër në gjerësi të tilla të largëta veriore dhe shkencëtarët e përdorin atë si një tregues kyç të krizës klimatike , pasi fenomeni sinjalizon ngrohjen e temperaturave në rajonin kryesisht të ftohtë.  Rrufetë ndodhin në stuhitë energjike të shoqëruara me një atmosferë të paqëndrueshme, që kërkon ajër relativisht të ngrohtë dhe të lagësht.

‘Vaisala’, kompania monitoruese mjedisore që gjurmon rrufetë në të gjithë botën , raportoi se 7,278 goditje rrufeje ndodhën vitin e kaluar, rreth dy herë më shumë se nëntë vitet e mëparshme së bashku.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arktik rrufeja arktik rrufeja

Sondazh

Poll