Bota

Përvjetori i sulmit në Kapitol, Biden do të flasë për rëndësinë historike

6 Janar 2022, 10:11 Nga DOSJA
Përvjetori i sulmit në Kapitol, Biden do të flasë për

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të shënojë përvjetorin e parë të sulmit vdekjeprurës të 6 Janar-it në Kapitol. The guardian raporton se në një vështirm paraprak të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Biden mesa duket do të flasë për të vërtetën e asaj që ndodhi. Ndërkohë ky vështrim vjen pasi, ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se po anulonte ngjarjen e tij të përvjetorit, një konferencë shtypi që ishte planifikuar për në mbrëmjen e 6 janarit. 

“Të enjten, presidenti do të flasë për të vërtetën e asaj që ndodhi, jo për gënjeshtrat që disa kanë përhapur që atëherë dhe për rrezikun që ka paraqitur për sundimin e ligjit dhe sistemin tonë të qeverisjes demokratike”,– tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Gjatë ceremonisë Biden do të përkujtojë heronjtë e 6 janarit, veçanërisht trimërinë e burrave dhe grave të forcave të rendit, që luftuan për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur Kapitolin dhe jetët e njerëzve që ishin aty.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald trump jen psaki joe biden sulmi ne 6 janar donald trump jen psaki joe biden sulmi ne 6 janar

Sondazh

Poll