Bota

Akuzohen për vjedhje në Zvicër, dy shqiptarëve u lexohet aktakuza në gjuhën shqipe

6 Janar 2022, 08:29 Nga DOSJA
Akuzohen për vjedhje në Zvicër, dy shqiptarëve u lexohet

ZVICËR-Dy burra me origjinë shqiptare nga Kosova akuzohen për vjedhje në Zvicër. Gazeta Express shkruan se dryshe nga rastet e tjera 37 dhe 36-vjeçarit u është lexuar aktakuza në gjuhën shqipe. I pandehuri kryesor akuzohet për 38 delikte ndërsa një bashkëpunëtor i dyshuar i tij, për 17, është shprehur prokurori publik Ulrich Brunke në Gjykatën e Landit në Braunschweig.

Të pandehurit, 37 dhe 36-vjeçarë thuhet se kanë vepruar në mbarë vendin në përbërje të ndryshme me bashkëpunëtorë të ndryshëm, midis dhjetorit 2019 dhe korrikut 2021. Sipas aktakuzës, ata kanë marrë me qira mjete kompjuterike, mini-ekskavatorë, ngarkues me rrota dhe targa vibruese ose i kanë shitur në të gjithë Gjermaninë, pajisjet që nuk janë kthyer mbrapsht. 37-vjeçari i dyshuar si autori kryesor mësohet se kishte në pronësi të paligjshme një armë zjarri me municion.

Aktakuza lexohet në gjuhën shqipe

Vetëm për leximin dhe përkthimin e akuzave në shqip, pasi të dy të akuzuarit janë të lindur në Kosovë, janë dashur disa orë, në fillim të procesit gjyqësor, të mërkurën në mëngjes. Sipas aktakuzës, mashtruesit e dyshuar vepronin më së shumti nga Saksonia e Ulët (Niedersachsen). Kompanitë e prekura nga sektori i ndërtimit janë të shpërndara në disa shtete federale.

Sipas prokurorisë publike, disa nga makineritë e ndërtimit ishin të pajisura me GPS. Pronarët kishin vënë re shpejt se automjetet e tyre nuk po shkonin në kantieret e specifikuara, por diku tjetër në autostradë dhe kishin njoftuar policinë. Kjo bëri të mundur, ndër të tjera, sigurimin e një numri makinash në Braunschweig dhe Gifhorn. Dy të pandehurit aktualisht ndodhen në paraburgim.

Procesi në Braunschweig do të vazhdojë të premten. Të përfshirët kanë sinjalizuar gatishmërinë e tyre për tu marrë vesh në drejtim të një mirëkuptimi të mundshëm. Kjo bën të mundur shkurtimin e dukshëm të procesit. Deri në fund të shkurtit janë planifikuar disa data për sesionet e gjykimi.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arrestohen dy shqipatre ne zvicer ulrich brunke arrestohen dy shqipatre ne zvicer ulrich brunke

Sondazh

Poll