Bota

Paralajmërimi i Escobar: SHBA do të sanksionojë ata që destabilizojnë rajonin

6 Janar 2022, 08:58 Nga DOSJA
Paralajmërimi i Escobar: SHBA do të sanksionojë ata që

MALI I ZI- I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka thënë së fundmi se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të përdorin sanksionet për të dërguar një mesazh të fortë ndaj atyre që zhvillojnë korrupsionin dhe ata që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Mediat e huaja raportojnë se ai tha që liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në interes të qytetarëve, në vend të interesave të tyre personale dhe partiake.

Escobar gjithashtu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner për ata që kanë një qasje konstruktive dhe jo shkatërruese për të ardhmen e rajonit.

“Është shumë kundërproduktive që politikanët dhe aktorët e tjerë po shfrytëzojnë temat e identitetit për të fituar pikë politike në kurriz të përparimit ekonomik dhe pajtimit rajonal,”– ka thënë Escobar.

 Së fundmi Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione të reja ndaj anëtarit serb të Bosnjës të presidencës tre anëtarësh të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik. Sanksione për akte korrupsioni janë vendosur edhe ndaj vetë Dodikut.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ballkani peredimor gabriel escobar milorad dodik sanksione ballkani peredimor gabriel escobar milorad dodik sanksione

Sondazh

Poll