Bota

Ka marrë dy doza vaksine, Presidenti polak infektohet për herë të dytë me Covid-19

6 Janar 2022, 08:19 Nga DOSJA
Ka marrë dy doza vaksine, Presidenti polak infektohet për herë

POLONI – Presidenti polak, Andrzej Duda, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) për herë të dytë. Lajmi është dhënë nga Presidenca , e cila njoftoi zyrtarisht se Duda, 49-vjeç, nuk ka shfaqur simptoma të lidhura me virusin dhe gjendja e tij aktualisht është mirë. Duda kontraktoi koronavirusin edhe më parë në tetor të vitit 2020. Që atëherë ai ka marrë dy doza të vaksinës, si dhe dozën përforcuese muajin e kaluar.

Ndërkohë, ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski, në një konferencë për media tha se momentalisht nuk do të vendosen kufizime të reja në vend, duke theksuar se të dhënat për llojin Omicron në Poloni do të bëhen të qarta në fund të janarit. Ai theksoi se rritjet e fundit të numrit të rasteve ditore ishin të përkohshme si pasojë e sezonit të festave, duke njoftuar planet për shtimin e numrit të shtretërve në spitale për pacientët me koronavirus në 60 mijë.

Marrë nga politico.eu

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrzej duda me koronavirus presidenti i polonise andrzej duda me koronavirus presidenti i polonise

Sondazh

Poll