Aktualitet

Atentati ndaj Vincens Pirolit, gjendet një makinë e djegur në Shkodër

6 Janar 2022, 10:48 Nga DOSJA
Atentati ndaj Vincens Pirolit, gjendet një makinë e djegur në

SHKODËR– Një makinë ‘BMV X5’ është gjetur e djegur ditën e sotme nga policia e Shkodrës. Mjeti i braktisur dyshohet se mund të jetë përdorur nga atentatorët për plagosjen e Vincens Pirolit. Mjeti është marrë nga ekspertët e Drejtorisë Vendore të Shkodrës për analizim, pasi ka indicie për gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve të autorëve.

Ka qënë vetë Piroli ai i cili ka dhënë indicie për mjetin, ndaj është bërë e mundur lokalizimi i ‘BMV X5’. Policia e Shkodrës po punon për gjetjen e provave të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje e cila ende vijon të jetë e mbuluar me mister.

34-vjeçari Vinçens Piroli mbeti i plagosur me armë zjarri në Shkodër pasditen e 3 janarit, rreth orës 19:00. I riu po ecte në këmbë tek Ura e Bunës, kur u plagos me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ai u la në spitalin e Lezhës nga kushëriri i tij, i cili më pas u larguar nga oborri i spitalit pa pritur efektivët e Policisë për të dhënë dëshminë e tij.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset vincens piroli plagoset vincens piroli

Sondazh

Poll