Aktualitet

S’ka më betoniere në rrugët e Tiranës, Bashkia: Ndalohet qarkullimi nga 07:00-20:00

6 Janar 2022, 09:32 Nga DOSJA
S’ka më betoniere në rrugët e Tiranës, Bashkia:

TIRANË – Automjetet e tonazhit të rëndë duke filluar nga sot nuk do të lehohen të qarkullojnë më nëpër rrugët e Tiranës nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Vendimi për rikthimin e kufizimeve të qarkullimit të këtyre mjeteve është marrë nga Bashkia e Tiranës, e cila bën po ashtu me dije se, në orët e mëngjesit, brenda unazës ndalohen të qarkullojnë edhe furgonët e mallrave prej orës 07:00 deri në orën 09:00, si dhe i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton nga ora 09:00 deri në orën 20:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frasheri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”.

Sipas Bashkisë, subjektet tregtare do të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese nga ora 20:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa mjetet deri 3.5 ton nga 09:00 deri 20:00, sipas sinjalistikës së vendosur.

Sipas këtij udhëzimi, ndalohet edhe qarkullimi i mjeteve me ngarkese të përgjithshme mbi 18 ton në brendësi të Unazës së Madhe te qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse nga ora 06:00 deri në 20:00.

“Masat merren për efekt rregullimin e qarkullimit te mjeteve dhe lehtësimin e lëvizjes për prindërit që çojnë fëmijët në shkollë në mëngjes.”thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes betonieret ne mes te tiranes mjetet e tonazhit te rende bashkia e tiranes betonieret ne mes te tiranes mjetet e tonazhit te rende

Sondazh

Poll