Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë kërkon të punësojë specialist ligjor: Aplikoni tani!

6 Janar 2022, 09:19 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA në Tiranë kërkon të punësojë

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka hapur një mundësi pune për të gjithë ata persona që dëshirojnë të punojnë pranë saj.

Sipas një njoftimi të nxjerrë në rrjetet sociale, Ambasada amerikane në vendin tonë thotë se bëhet fjalë për specialist ligjor, ndërsa bën thirrje se kushdo që është i kualifikuar dhe interesuar për këtë post, duhet të aplikojë deri në 19 janar 2022.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

“A dëshironi të punoni për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara? Tashmë ka një mundësi. Zyra e OPDAT-it e Ambasadës Amerikane kërkon kandidatë të kualifikuar për pozicionin e Specialistit Ligjor. Aplikimet janë të hapura deri në datën 19 janar 2022. Klikoni këtu për më shumë informacion mbi vendin e punës që ofrohet: https://bit.ly/3pYok8D”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba ne tirane ambasada e shba ne tirane

Sondazh

Poll