Aktualitet

‘Gjithçka sipas skedulës’/ Bypassi i Vlorës ‘ngec’, Balluku harron nisjen e punimeve

6 Janar 2022, 09:29 Nga DOSJA
‘Gjithçka sipas skedulës’/ Bypassi i Vlorës

TIRANË– Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi në muajin maj të 2021-it se Bypassi i Vlorës do të hapej provizorisht në 15 korrik 2021. Në atë periudhë ajo deklaroi se do të mbyllej në muajin shtator për të nisur punimet e më pas në muajin nëntor do të ishin gati. Në 16 korrik 2021 vetë ministrja me në krah kryeministrin Edi Rama deklaroi se bypassi i monitoruar me radar, nuk do të ketë ndalim pune pasi gjithçka po shkonte sipas skedulës.

‘Kemi marrë një premtim nga kompania se ura e tretë, ajo që bën bypassin do të jetë gati në muajin shtator. Gjithçka shkon sipas skedulës’ tha në atë kohë Balluku.

‘Brenda këtij viti ne e kemi të mbaruar komplet‘- tha në muajin korrik inxhineri, i pyetur nga Rama.

POR këto premtime ende nuk janë realizuar. Nuk dimë nëse ministrja ka harruar se ka një projekt që duhet të kishte nisur punimin dy muaj më parë…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike belinda balluku bypassi i vlores vlore belinda balluku bypassi i vlores vlore

Sondazh

Poll