Aktualitet

Asnjë masë anti-covid në Portin e Durrësit, udhëtarët: Këta duan kafe, s’ka kontroll

6 Janar 2022, 09:15 Nga DOSJA
Asnjë masë anti-covid në Portin e Durrësit,

DURRËS – Në portin e Durrësit, edhe pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për masa anti-Covid në porte apo pika kufitare, nuk po zbatohet asnjë e tillë.

Pika e testimit për Covid-19 e vendosur në terminalin e pasagjerëve thuajse nuk është funksionale, ndërkohë që udhëtarëve u kërkohet vetëm pasaporta dhe Green Pass.

Qytetarët shprehen për Fax News se ka dhe raste që nuk paraqesin asnjë lloj dokumentacioni, as test PCR apo certefikatë vaksinimi.

Pyetje: Ju kanë kërkuar certefikatë vaksinimi apo test PCR?

Qytetar: Asnjë lloj dokumenti. Vetëm kartën e identitetit dhe Green Pass.

Qytetar: Vetëm pasaportat na kontrolluan.

Qytetar: Në Itali respektohen më shumë se këtu masat anti-Covid.

Qytetar: Këto tamponet merren kot për mendimin tim, këtu duan ndonjë kafe, s’ka kontroll.

Qytetar: Ne e kemi bërë vetëm që të jemi vetë më të qetë, këtu nuk na e kanë kërkuar.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet masat anti-covid porti i durresit masat anti-covid porti i durresit

Sondazh

Poll