Aktualitet

Atentati ndaj Diego Hanajt, gjendet në fshatin Trevllazën makina e djegur e autorëve

6 Janar 2022, 08:37 Nga DOSJA
Atentati ndaj Diego Hanajt, gjendet në fshatin Trevllazën makina e

VLORË– Mjeti që dyshohet se i përket autorëve të plagosjes së 37-vjeçarit Diego Hanaj mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë është gjetur. Policia informon se në fshatin “Trevëllazër” Vlorë ,në rrugën dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datën 05.01.2022, për ngjarjen e ndodhur tek lagjja “Pavarësia”, ku u plagos me armë zjarri në dorë shtetasi D. H., ju bëjmë me dije se: Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Atentati në Vlorë! Gjendet makina e autorëve, sekuestrohen6 kamera sigurie

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diego hanaj plagosje ne vlore diego hanaj plagosje ne vlore

Sondazh

Poll