Aktualitet

Në këmbë policia, zhduken dy vajza në Tiranë, njëra prej tyre në fshatin ‘SOS’

6 Janar 2022, 10:19 Nga DOSJA
Në këmbë policia, zhduken dy vajza në Tiranë,

TIRANË – Një nënë 40-vjeçare nga Tirana ka denoncuar në komisariatin e policisë së kryeqytetit zhdukjen e vazjës së saj 18-vjeçare, e cila është larguar nga banesa e saj ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më. Në lidhje me denoncimin në fjalë, policia është angazhuar dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e të resë.

Po ashtu, një 24-vjeçare në Tiranë, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe, ndërsa po punohet për gjetjen e saj.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, Policia ka kryer disa operacione për kapjen e personave në kërkim, ndërsa ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale si grabitje, posedim droge dhe shoferë në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Vihen në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– S. K., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. K., 30 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Autostrada”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. D., 42 vjeç dhe E. F., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 05.01.2022, shtetasja S. Q., 33 vjeçe, ka kallëzuar se në rrugën “Joklin Persi”, i kanë vjedhur mjetin tip “BMW”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nena denoncon humbjen e te bijes policia e tiranes zhduket e reja nena denoncon humbjen e te bijes policia e tiranes zhduket e reja

Sondazh

Poll