Bota

Gazeta i cënoi privatësin, Meghan Markle do të marrë 1 paund dëmshpërblim

6 Janar 2022, 07:46 Nga DOSJA
Gazeta i cënoi privatësin, Meghan Markle do të marrë 1 paund

BRITANI E MADHE- Meghan Markle do të marrë 1 paund dëmshpërblim nga “Associated Newspapers” pasi u zbulua që gazeta “The Mail on Sunday” i kishte cënuar privatësinë. BBC raporton se gazeta “The Mail on Sunday” publikoi një letër të shkruar nga Meghan të cilën ja dërgonte babait të saj në vitin 2018.

Shuma nominale është përcaktuar në dokumentet e gjykatës, të cilat zyrtarisht konfirmojnë se gazeta ka pranuar humbjen. Gazetat Associated do të paguajnë gjithashtu një shumë konfidenciale për shkeljen e të drejtave të autorit, ndërsa Mail on Sunday gjithashtu duhet të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të kostove ligjore të Meghan.

Gazetat Associated më parë kërkuan një apel të mëtejshëm në Gjykatën e Lartë, por Associated Gazetas iu refuzua leja për të apeluar kundër vendimit dhe shkoi në Gjykatën e Apelit në një përpjekje për të anuluar vendimin origjinal. Kompania tani ka pranuar humbjen në çështjen afatgjatë.

(F.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota meghan markle meghan markle

Sondazh

Poll