Bota

Sulmohet stacioni policor, shkëmbim zjarri mes protestuesve e Ushtrisë në Kazakistan

6 Janar 2022, 07:31 Nga DOSJA
Sulmohet stacioni policor, shkëmbim zjarri mes protestuesve e Ushtrisë

KAZAKISTAN – Kanë vijuar përgjatë gjithë natës trazirat e dhunshme në Kazakistan, ku policia vendase ka thënë se godinat e administratës dhe stacioni policor në Almaty ishin objektivi i sulmit të mbrëmshëm, ndërsa shtoi se pati edhe një shkëmbim zjarri mes sulmuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe ushtrisë, si pasojë e të cilave dhjetëra sulmues janë vrarë.

Gjatë natës, ushtria doli në rrugë dhe ndërmori një operacion kundër të gjithë atyre që plaçkitën qytetin dhe shkatërruan pronat. Ndryshe, trazirat filluan kur çmimi i gazit dhe karburanteve filloi të rritet, por edhe çmimet e artikujve ushqimore. Qeveria dha dorëheqje pas kaosit në disa qytete kazake.

Marrë nga telegraph.co.uk

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota almati protesta ne kazakistan sulm ne almaty almati protesta ne kazakistan sulm ne almaty

Sondazh

Poll