Bota

Koreja Veriore teston një raketë hipersonike, predha bie në ujë

6 Janar 2022, 07:33 Nga DOSJA
Koreja Veriore teston një raketë hipersonike, predha bie në

KOREA E VERIUT- Agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA, ka thënë më 6 janar se një ditë më parë, Koreja Veriore ka testuar raketë hipersonike dhe se testimi ka treguar me sukses kapacitetet e raketës për t’u ngjitur dhe manovruar. Lansimi i 5 janarit përbën testimin e dytë të një rakete hipersonike në Korenë Veriore, prej muajit shtatorit të vitit të kaluar.

Ushtritë japoneze dhe ajo jugkoreane kanë identifikuar lansimin e një rakete më 5 janar, mirëpo kanë ofruar pak të dhëna. Predha ka rënë në ujë.

Agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA, ka thënë se “koka luftarake hipersonike” ka manovruar 120 kilometra para se të qëllonte shënjestrën 700 kilometra larg.

Armët hipersonike konsiderohen gjenerata e re e armëve dhe shumë ushtri të fuqishme, përfshirë në Shtetet e Bashkuara, Rusi dhe Kinë, tashmë i kanë testuar ato. Ato janë më të shpejta sesa raketat balistike dhe kanë kapacitet për t’iu ikur sistemeve aktuale për mbrojtje.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më 5 janar se testimi i raketës ka shkelur disa rezoluta në Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përbën kërcënim për fqinjët e Koresë Veriore, si dhe për komunitetin ndërkombëtar.

Marrë nga: REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota korea e veriut leshimi i raketave korea e veriut leshimi i raketave

Sondazh

Poll