Bota

Dodik “non grata” nga SHBA, Osmani: Partnerët ndërkombëtarë të veprojnë njësoj

5 Janar 2022, 21:46 Nga DOSJA
Dodik “non grata” nga SHBA, Osmani: Partnerët

KOSOVË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përshëndeti vendimin e fundit të SHBA-së për shpalljen “non grata” të kryetarit të Republikës Srpska Milorad Dodik për korrupsion dhe përpjekje për destabilizimin e Bosnje-Hercegovinës. Në “Tëitter”, ajo kërkoi që partnerët ndërkombëtarë të Kosovës të zbatojnë të njëjtin vendim ndaj udhëheqësit të serbëve në Këshillin e Lartë Presidencial të Bosnje-Hercegovinës.

MESAZHI I VJOSA OSMANIT:

Një vendim deciziv dhe shumë i nevojshëm i marrë nga administrata amerikane. Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar paqen sigurinë dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës. Përshëndes këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë të veprojnë njësoj.

 

A decisive & much-needed decision taken by the ?? administration.

In addition to corrupt activities, Dodik has been actively threatening peace, security & terr.integrity of ??.

I commend this decision & call on other international partners to take similar action. ⬇️ https://t.co/KhmNjbNryc

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 5, 2022

Departamenti i Thesarit në SHBA bllokoi televizionin e Dodik “Alternative Televizija” dhe pasuritë e tij duke e konsideruar të korruptuar. Ai akuzohet nga SHBA se ka cënuar Marrëveshjen e Dejtonit, e cila në 1995 hapi rrugën për krijimin e shtetit të sotëm boshnjak. Me deklaratat e tij se do të tërheqë serbë nga strukturat shtetërore të Bosnje-Hercegovinës dhe shpërbërjen e saj, Dodik u konsiderua nga Perëndimi se po tenton të destabilizojë vendin e Ballkanit Perëndimor. Më pas, ai tha se ndihet akoma më shumë i motivuar për të mbrojtur interesat e serbëve të Bosnjes.

LAJMI KRYESOR: Destabilizoi vendin! SHBA sanksione ndaj Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve në Bosnjë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bosnje hercegovine milorad dodik shba sanksione ne ballkan vjosa osmani bosnje hercegovine milorad dodik shba sanksione ne ballkan vjosa osmani

Sondazh

Poll