Bota

SHBA i vendos sanksione dy zyrtarëve nga Bosnjë dhe Hercegovina, shkak korrupsioni

5 Janar 2022, 17:20 Nga DOSJA
SHBA i vendos sanksione dy zyrtarëve nga Bosnjë dhe Hercegovina, shkak

SARAJEVË – Ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Milan Tegeltija dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, njëherësh deputet Mirsad Kukiç, janë future në listën e personave të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Atyre u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur të mërkurën, më 5 janar, Departamenti amerikan i Shtetit. Tegeltija dhe Kukiç u përfshinë në këtë listë, bazuar në një deklarate të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken për përfshirjen e tyre në aktivitete të rëndësishme korruptive.

“Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, besimin e publikut në institucionet demokratike të qeverisë së tyre dhe proceset publike, paqen dhe prosperitetin për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës. Në kapacitetin e tij zyrtar si kryetar i KLPGJ-së, Tegeltija ishte i përfshirë në akte korruptive që përfshinin përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitimin e tij personal. Konkretisht, ka informacione të besueshme se Tegeltija e ka përdorur pozicionin e tij për të kërkuar përfitime në këmbim të ndërhyrjes në një proces gjyqësor, si dhe manipulimit të emërimeve në drejtësi dhe punësimeve të tjera publike”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ndërsa për kryetarin e Lëvizjes për Veprim Demokratik, njëherësh deputet Mirsad Kukiç, Departamenti amerikan i Shtetit tha se duke përdorur pozitën e tij zyrtare si menaxher i minierës Banovici në pronësi publike ai është përfshirë në akte korruptive për përfitimin e tij personal.

“Konkretisht, ka informacione të besueshme që Kukiç përvetësoi fondet publike për përfitime personale dhe ndërhyri në vendimet e punësimit dhe emërimit për të përfituar politikisht”, thuhet me tej në njoftim.

SHBA ka paralajmëruar edhe udhëheqës të tjerë dhe subjekte të lidhura me aktorë të korruptuar ose destabilizues në Bosnje e Hercegovinë se mund të jenë gjithashtu subjekt i veprimeve të ardhshme nga qeveria amerikane. Më 5 janar, Departamenti amerikan i Thesarit zgjeroi sanksionet për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Siç thuhet në njoftim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj Televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me familjen e Dodikut.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes.

LAJMI KRYESOR: Destabilizoi vendin! SHBA sanksione ndaj Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve në Bosnjë

Marrë nga REL

(m.k./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni bosnje e hercegovinë milan tegeltija mirsad kukiç sanksione bosnjes shba sanksione ne ballkan bosnje e hercegovinë milan tegeltija mirsad kukiç sanksione bosnjes shba sanksione ne ballkan

Sondazh

Poll