Bota

Kaos në Kazakistan, protestuesit tentojnë të rrëzojnë statujën e ish-presidentit

5 Janar 2022, 22:01 Nga DOSJA
Kaos në Kazakistan, protestuesit tentojnë të rrëzojnë

KAZAKISTAN- Protestuesit në Kazakistan po tentojnë të rrëzojnë statujën e ish-presidentit Nursultan Nazarbayev në rajonin Almaty. Këtë gjë e ka bërë të ditur faqja e lajmeve Khodorkovsky Communications Center, me anë të një postimi në Facebook. Postimi është shoqëruar edhe me foto nga statuja, të cilës i janë vendosur litarët për ta rrëzuar.

Postimi: 

Një statujë e ish-presidentit Nursultan Nazarbayev, një aleat i ngushtë i Putinit, thuhet se po rrëzohet nga protestuesit në kryeqytetin e rajonit Almaty, Taldykorgan.

Protestat në vend u aktivizuan pas rritjes së çmimit të lëndëve djegëse, ndërsa më pas qytetarët kanë shtuar dhe kërkesat për liri dhe  demokraci. Ata akuzojnë presidentin aktual Tokayev dhe paraardhësin e tij Nursultan Nazarbayev për minimin e demokracisë në vend Nazarbayev drejtoi vendin për 29 vite rresht. Në 2019, ai hoqi dorë nga posti i presidentit dhe vendosi të marrë drejtimin e Këshillit të Sigurisë së Kazakistanit. Sot, pasardhësi i tij Tokayev vendosi ta shkarkojë atë dhe pjesën tjetër të këshillit për të qetësuar protestuesit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nursultan nazarbayev protesta ne kazakistan nursultan nazarbayev protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll