Bota

Kapen me 200 kg kokainë në makinë, arrestohet kryebashkiaku e shoferi i tij në Niger

6 Janar 2022, 06:52 Nga DOSJA
Kapen me 200 kg kokainë në makinë, arrestohet kryebashkiaku e

NIGER – Një kryebashkiak lokal dhe shoferi i tij janë arrestuar në një shkretëtirë në veri të Nigerit pasi policia gjeti më shumë se 200 kg kokainë të fshehura në makinën me të cilën ata udhëtonin.

Sipas BBC, dy të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk janë publikuar dyshohet se po transportonin drogën në Libi pasi ishte kontrabanduar në vend nga Mali. Agjencia e policisë së drogës në Niger tha se ishte sasia më e madhe e kokainës e kapur në vend.

Zyra Qendrore e Nigerit për Represionin e Trafikut të Paligjshëm të Drogës deklaroi ditën e mërkurë që kanë dijeni që sasi të mëdha kokaine po transportoheshin përmes vendit drejt Libisë.

Zëdhënësja e zyrës që merret me trafikun e paligjshëm të drogave deklaroi që gjetën pas një hetimi në datën 2 janar 214 kg kokainë në një makinë që i përkiste zyrës së kryebashkiakut në Fachi. Zëdhënësja shtoi që është hera e parë që kapet një sasi kaq e madhe kokaine në vend dhe që droga po trafikohej në Evropë ku do të kapte një vlerë tregu prej 19 milion dollarësh. Kryebashkiaku dhe shoferi u dërguan në kryeqytetin e vendit Niamey për tu marrë në pyetje.

Marrë nga bbc.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arrestim ne niger arrestohet kryebashkiaku droge ne niger arrestim ne niger arrestohet kryebashkiaku droge ne niger

Sondazh

Poll