Aktualitet

Vrasja e Suela Sulës në Shkodër/ Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e Fatjon Karmeshtës

26 Qershor 2019, 10:23 Nga DOSJA
Vrasja e Suela Sulës në Shkodër/ Apeli i Krimeve të

Tiranë- Apeli i Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Fatjon Karmeshtës për pafajësi, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Suela Sulës në Shkodër. Fatjon Karmeshta vrau Suela Musën, në bashkëpunim me burrin e të ndjerës, Sadedin Sulën.

Si ndodhi vrasja:

Më 18 prill të 2016 Karmeshtna mbyti me duar Suela Sulën, në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula.

Në provat kundër tij është edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin për vrasjen. Ata flasin me njëri-tjetrin , pasi dyshonin se Sula Sula tradhtonte burrin e saj. Sadedin Sula kishte frikë se gruaja e saj mund të ndahej nga ai dhe i merrte gjysmën e pasurisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet karmeshtës sadedin sula vrasja e suela sules karmeshtës sadedin sula vrasja e suela sules

Sondazh

Poll