Aktualitet

Aksident i rëndë në Laç, e reja me “Smart” futet poshtë kamionit. Humb jetën rrugës për në spital

26 Qershor 2019, 11:54 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Laç, e reja me “Smart”

LAÇ- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autorstradën Fushë-Krujë Milot në afërsi të qytetit të Laçit. Sipas informacioneve mësohet se një autoveturë tip “Smart” është përplasur me një kamion.

Siç shihet dhe nga foto makina që drejtohej nga vajza është futur poshtë kamionit dhe ka marrë dëmtime të mëdha.

Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e mjetit tip “Smart” e cila është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumes në gjendje kritike për jetën. Por dhe pse është dërguar në spital, nuk ka mundur që të mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën. Mësohet se e reja është identifikuar me inicialet S.G.

Mësohet se votura është më tara AA 628 TM, ndërsa kamioni me AE R 188. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lac humb jeten e reja aksident ne lac humb jeten e reja

Sondazh

Poll