Bota

Seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës, zgjidhet kryesues Fehmi Kupina

5 Janar 2022, 07:57 Nga DOSJA
Seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës, zgjidhet kryesues Fehmi

KOSOVË- Sot në Komunën e Prishtinës u mbajt seanca për kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës u zgjodh Fehmi Kupina. Depuetei i LDK-së Fehmi Kupina ishte një propozim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës. 

Përpara seancës u arrit një marrëveshje mes Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje vendosën të merrnin pjesë ne seancën e sotme por kjo parti nuk propozoi kandidat për kryesues. Seanca përfundoi me zgjedhjen e Fehmi Kupinës i cili u shpall kryesues me 25 vota.

Sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhej brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe në 7 janar bëhet një muaj nga betimi i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës. 

 

Zhvillimet:

Fehmi Kupina i LDK’së zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Sot zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal/ Arrihet koalicioni LDK-PDK në Prishtinë

Zgjedhjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Rama pozitiv: Jam afruar me të gjithë

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni betimi i perparim rames kryetari i komunes përparim rama zgjidhet kryesuesi betimi i perparim rames kryetari i komunes përparim rama zgjidhet kryesuesi

Sondazh

Poll