Aktualitet

VD-Tabaku shkon në selinë e PD-së, e gjen derën kryesore mbyllur

5 Janar 2022, 10:20 Nga DOSJA
VD-Tabaku shkon në selinë e PD-së, e gjen derën kryesore

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjeti ditën e sotme derën e selisë blu të mbyllur. Ajo u pa nga gazetarët e pranishëm duke komunikuar në telefon, ndoshta duke kërkuar një zgjidhje dhe një mundësi që dikush ti hapte derën.

Duket se Tabaku nuk është informuar për urdhrin e ri pasi ka shkuar drejt hyrjes kryesore të PD por dera nuk është hapur. Ajo ka qëndruar pak sekonda dhe më pas është larguar duke iu drejtuar hyrjes anësore.

Dera e selisë së Partisë Demokratike është blinduar pak ditë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Protesta do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 12:00, në selinë e PD-së, për largimin e Bashës nga detyra e kryetarit.

LAJMI KRYESOR: Ultimatumi i Berishës! Sot ‘skadon’ afati i Bashës, ç’do ndodhë në PD?

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike jorida tabaku perplasje ne partine demokratike jorida tabaku perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll