Aktualitet

Atentati në Don Bosko/ Menaxheri i lokalit: Viktima po pinte kafe me gruan

5 Janar 2022, 09:16 Nga DOSJA
Atentati në Don Bosko/ Menaxheri i lokalit: Viktima po pinte kafe me gruan

TIRANË– Menaxheri i lokalit në ‘Don Bosko’ ku ndodhi vrasja e Erion Çelës dhe plagosjes së katër të tjerëve në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij. Ai bëri të ditur se viktima fillimisht u ul në lokal me gruan e më pas u takua dhe me miqtë.

Unë kam qenë te lokali te lokali brenda, ka ardhur një makinë tip C-Class dhe kanë gjuajtur në drejtim të lokalit, në drejtim të tavolinës ku kanë qenë ulur personat dhe aty kanë qenë 4-5 persona. Më parë kanë qenë gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë kanë ikur gratë dhe kanë ardhur disa persona të tjerë që kanë gjuajtur në drejtim të atyre. Për pjesën e lokalit, nga stafi nuk është dëmtuar asnjë siç flitet që një 19-vjeçar është dëmtuar. Nga pjesa e stafit nuk është asnjë i dëmtuar. Erdhi ambulanca, ambulanca ka kaluar rreth 20 e ca minuta, 30 minuta gati që Ushtaraku është afër, ngjitur, ka ardhur pas gjysmë ore gati. Kurse trupi i pajetë ka ngelur atje për gati 1 orë, 1 orë e ca. Tek pjesa e lokalit nuk është se kanë pasur probleme të mëparshme, nuk e di për probleme të tjera, për pjesën këtu nuk kanë pasur probleme. Në lokal nuk ka ndodhur asnjë problem, edhe neve na ka ardhur papritur. Kanë qenë klientë të përhershëm, kanë këtë tabakinon këtu”- ka treguar menaxheri i lokalit.

LAJMI KRYESOR: VRASJA në Tiranë/’Objektiv’ daja i viktimës, targat e autorëve të vjedhura(DËSHMITË)

(A.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sulm me arme ne don bosko sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll