Aktualitet

SHKAKU/Tentoi të vriste me thikë nënën e tij, flet 25-vjeçari shqiptar:Qeshte me mua

5 Janar 2022, 08:51 Nga DOSJA
SHKAKU/Tentoi të vriste me thikë nënën e tij, flet

SHBA- I riu shqiptar, i cili tentoi të vriste nënën e tij në SHBA ka treguar shkaqet e kësaj ngjarje. Mediat e huaja raportojnë se Emiliano Domi 25 vjeç është nxehur me nënën e tij vetëm sepse ajo ka qeshur me të dhe ka tentuar ta vrasë. Pasi e shtyu në tokë Domi kapi një thikë kuzhine dhe me zemërim e goditi nënën e tij në shpinë midis shpatullave.

25-vjeçari rrëfehu se qëllimi i tij ishte ta vriste dhe u largua nga shtëpia nga frika se mos ajo kishte vdekur. Pak më vonë ai hyri në një furrë buke ku punon babai i tij dhe i kërkoi paratë e benzinës, thanë hetuesit. Kërkesa e shtyu babain të thërriste gruan e tij dhe më pas policinë.

Fatmirësisht nëna e tij 43-vjeçare i mbijetoi sulmit me thikë pas operacionit në Qendrën Mjekësore Rajonale të Shën Jozefit Emiliano. Domi akuzohet edhe për dy sulme të tjera kriminale.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiliano domi emiliano domi

Sondazh

Poll