Aktualitet

Ngjarjet kriminale / Nano mbledh krerët e policisë, porosia: Zbardhni atentatin!

5 Janar 2022, 09:15 Nga DOSJA
Ngjarjet kriminale / Nano mbledh krerët e policisë, porosia: Zbardhni

TIRANË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka mbledhur ditën e sotme drejtorët e policisë së qarqeve. Kjo mbledhje vjen direkt pas atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku viktimë mbeti një person dhe të plagosur 4 të tjerë.

Një nga temat kryesore të diskutuara në këtë takim ishte lufta ndaj kultivimit dhe trafikut të drogës, ndërsa i ka njohur ata me objektivat kryesore të Policisë së Shtetit për vitin në të cilin sapo kemi hyrë.

Mësohet se në fokus ka qenë marrja e masave urgjente referuar situatës së rënduar kriminale në vend, duke u fokusuar te thellimi i veprimeve hetimore për zbardhjen e tyre dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë.
Nano u bëri thirrje krerëve të policisë që të zhvillojnë një aksion kundër automjeteve të vjedhura, që po përdoren nē masë në atentatet e fundit që janë kryer në Shqipëri.

“Thellimi i veprimeve hetimore, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes strukturave policore që operojnë në pikat e kalimit kufitar, ato në terren e me shërbimet inteligjente, për marrjen në kohë të informacioneve për personat me precedent kriminal që kthehen nga jashtë shtetit dhe mbajtjen nën kontroll të tyre, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Intensifikimi i kontrolleve në territor, për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bllokimin e automjeteve të vjedhura, kontrolle në varreza makinash e servise makinash ku mbahen të fshehura apo çohen makinat e vjedhura, që më pas bëhen pjesë e ngjarjeve kriminale.

Parandalimi i aksidenteve rrugore, duke intensifikuar kontrollet me makinën inteligjente, me radarët, mjete e paloguara, ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, duke filluar menjëherë edhe me këmbësorët që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.”, janë disa nga masat e parashtruara nga drejtori i policisë.

Sot fillojnë në terren 443 kursanët e rinj, për të cilët Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga drejtorët vendorë, që t’i përkrahin dhe t’i motivojnë për të kontribuuar sadopak në përmirësimin e mëtejshëm të performancës së Policisë së Shtetit.

Gjatë muajit janar, në të gjitha drejtoritë do të zhvillohen analizat vjetore dhe për këtë Drejtori ka kërkuar nga drejtuesit e tyre, që të nxirren problematikat, me qëllim marrjen e masave për t’i zgjidhur ato. Kjo ishte mbledhja e parë që Drejtori i Policisë së Shtetit zhvilloi për këtë vit.

(e.h)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano policia e shtetit gledis nano policia e shtetit

Sondazh

Poll