Aktualitet

Masakra te ‘Don Bosko’, reagon Presidenti Meta: Kërcënim për sigurinë e qytetarëve

5 Janar 2022, 10:22 Nga DOSJA
Masakra te ‘Don Bosko’, reagon Presidenti Meta: Kërcënim

TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sot pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë tronditur vendin tonë, ndërsa është fokusuar kryesisht tek atentati me armë zjarri ditën e djeshme te ‘Don Bosko’ në Tiranë, ku mbeti një person i vrarë dhe u plagosën katër të tjerë.

Sipas Metës, nevojitet një reagim i shpejtë i policisë dhe institucioneve përgjegjëse për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, që sipas kreut të shtetit, përbën një rrezik të madhe për jetën dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Reagimi i plotë i Presidentit Meta:

Dënoj me forcë ngjarjet kriminale të ditëve të fundvitit dhe të ditëve të para të vitit të ri, të ndodhura në disa qytete të vendit, e veçanërisht ngjarjen fatale në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë, ditën e djeshme, që përfundoi me vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Një akt i tillë kriminal, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, jo vetëm përbën një sfidë të hapur të grupeve të krimit të organizuar ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, por edhe një kërcënim të rëndë për sigurinë dhe për vetë jetën e qytetarëve të Tiranës. Kjo është rrjedhojë e një sërë aktesh të tjera kriminale, që kanë mbetur të pazbuluara dhe ku autorët nuk janë vënë përpara drejtësisë. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve ligjzbatuese në vend, të forcojnë punën, së pari për arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë, por edhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet tyre për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

LAJMI KRYESOR: VRASJA në Tiranë/’Objektiv’ daja i viktimës, targat e autorëve të vjedhura(DËSHMITË)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta sulm me arme ne don bosko ilir meta sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll