Aktualitet

Vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, Policia ‘aksion’ në Tiranë, arreston 7 persona

5 Janar 2022, 11:00 Nga DOSJA
Vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, Policia ‘aksion’ në

TIRANË – Policia e kryeqytetit ka kryer në 24 orët e fundit një operacion, ku ka vënë në pranga 7 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kështu, sipas bluve të Tiranës është arrestuar një qytetar nga Kavaja, të cilit gjatë kontrollit në mjet i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë automatike dhe disa fishekë luftarakë.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 42-vjeçar, i cili ka shtyrë një të mitur 14 vjeç, për të vjedhur një lokal. Ndërkohë, arrestime ka pasur edhe nga specialistët e qarkullimit rrugor, të cilët kanë vënë në pranga katër shoferë, tre prej të cilëve të dehur dhe një tjetër për një aksident me pasojë plagosjen e disa personave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi. Vihen në pranga dhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë automatike me fishekë luftarakë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Z., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturit në krim”. Ky shtetas ka shtyrë një shtetas të mitur 14 vjeç, për të vjedhur një lokal.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit H. D., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. M., 28 vjeç, D. T., 54 vjeç dhe Q. T., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– R. L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin U. V., dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e mjetit që drejtohej nga shtetasi U. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje policia e tiranes armembajtje pa leje policia e tiranes

Sondazh

Poll