Aktualitet

Nesër 31-vjetori i themelimit të PD Gjirokastër, pritet të marrë pjesë edhe Berisha

5 Janar 2022, 11:01 Nga DOSJA
Nesër 31-vjetori i themelimit të PD Gjirokastër, pritet të

GJIROKASTËR – Ish-kreu i PD, Sali Berisha pritet që nesër të jetë në qytetin e Gjirokastër, ku do marrë pjesë në festën e 31-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në këtë qark.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike Dega Gjirokastër në Facebook, takimi do të zhvillohet në orën 17:00 në sallën e Hotel ‘Olimpik’ të qytetit.

Njoftimi i PD dega Gjirokastër:

“Nesër, ditën e enjte, më datën 6 janar, ora 17:00 në sallën e Hotel Olimpik të qytetit të Gjirokastrës do të kremtohet 31-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike Gjirokastër. Na nderon me prezencën e tij edhe Prof.Dr. Sali Berisha. Ftohen të gjithë demokratet dhe demokratët e Gjirokastrës të marrin pjesë. Të bashkuar, fitojmë!,” thuhet në njoftimin zyrtar të PD Gjirokastër.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike pd gjirokaster sali berisha pd gjirokaster sali berisha

Sondazh

Poll