Aktualitet

Vendoste loto në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari në Tiranë

5 Janar 2022, 08:25 Nga DOSJA
Vendoste loto në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë

TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga 26-vjeçarin Joni Ramadani, i cili ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në lokalin në pronësi të tij në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në kryeqytet. Gjatë operacionit të koduar “Skedina”, policia ka sekuestruar një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Skedina”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skedina”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – J. R., 26 vjeç, banues në rrugën “Siri Kodra”. Ky shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij në rrugën “Xhanfize Keko”, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet joni ramadani lloto pa leje policia tirane joni ramadani lloto pa leje policia tirane

Sondazh

Poll